Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka fluturuar pas mesditës drejt Londrës për të nisur një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai do të pritet për herë të parë në një takim nga Kryeministri britanik Rishi Sunak në zyrën e tij në Downing Street 10, ku do të diskutojnë mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare, në fusha me interes të ndërsjelltë.
Takimi mes tyre vjen pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, të konsideruar si diskriminuese nga kreu i qeverisë shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe.
Me kryeministrin Sunak, Rama do të takohet të enjten dhe do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa diskutimet mësohet se do të fokusohen tek çështjet që rrjedhin nga marrëveshja e dakordësuar mes të dyve për emigracionin e paligjshëm, por dhe arritja e marrëveshjeve të tjera kryesisht me karakter ekonomik dhe çështjet e sigurisë e luftës ndaj krimit të organizuar.
Për këtë arsye, pjesë e delegacionit do të jetë dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Gjatë vizitës 3 ditore, Rama do të pritet dhe nga kryetari parlamentit britanik, Lindsay Hoyle, do të jetë i ftuar në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe do të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy shteteve./TvKlan/
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...