Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS.
I pyetur nga gazetarët nëse do t’i ndalojë turistët rusë pas kërkesës së bërë një ditë më parë nga presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, gjatë fjalës së tij të mbajtur para deputetëve shqiptarë, Rama tha se do të jetë në të njëjtën linjë me BE, dhe aktualisht Bashkimi Europian nuk ka marrë një masë të tillë.
Ai tha se nëse BE do të vendosë ndalimin e shtetasve rusë, atëherë dhe Shqipëria do të jetë në të njëjtën linjë.
Pyetje: A do t‘i ndaloni turistët rusë pas kërkesës së presidentit të Ukrainës?
Rama: Vendimet tona jenë të linjëzuara me vendimet e BE, për sa kohë nuk ka një vendim të linjëzuar nga BE ne kemi vazhduar të njëjtën rrugë. Nëse do të ketë një vendim të linjëzuar ne do të ndjek të njëjtën rrugë.
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...