Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur sot planin e qeverisë për legalizimin e kanabisit si një “akt i pamenduar, antikombëtar i [Kryeministrit] Edi Rama që dëmton rëndë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”.
Në një deklaratë për shtyp ku komentoi deklaratën e një ditë më parë të Ramës për të legalizuar përdorimin e kanabisit mjekësor, Berisha tha se Kanabizimi shton potencialin për financimin e grupeve kriminale dhe terroriste.
Ai tha se vendimi i për legalizimin e kanabisit “është i dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët”.
“Ky vendim është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimit të të rinjve dhe popullatës, rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor, si dhe të identitetit të shqiptarëve dhe reputacionit të tyre”, ka thënë Berisha.
“Të legalizosh kanabisin në një vend që është etiketuar si kanabistan, do të thotë ta bësh atë simbol të Shqipërisë”, shtoi Berisha.
“Kanabizimi shton potencialin për financimin e grupeve kriminale dhe terroriste. Me legalizimin e kanabisit, hiqet çdo barrikade ndaj saj ai droge e rrezikshme. Legalizimi i kanabisit është një kërcënim serioz për Shqipërinë. U bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të ngrenë zërin kundër këtij vendimi që përbën rrezik edhe për ta”, tha ai.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të legalizojë kultivimin dhe eksportimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pasi mori mendimin e qytetarëve në anketën e Këshillimit Kombëtar.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...