Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin për lançimin e platformës së re digjitale të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, aplikacionin #UnëDhuroj, i dedikuar dhuruesve të gjakut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se aplikacioni synon të lehtësojë procesin e dhurimit të gjakut duke ofruar informacione të detajuara mbi pikat e dhurimit, grupet e gjakut, si dhe analizat e nevojshme për dhuruesit.
Sipas tij, kjo platformë është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së dhurimit vullnetar në vend, duke krijuar më shumë akses, transparencë dhe organizim në shërbimin jetik të transfuzionit të gjakut./Arbresh.info
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare