Kryeministri i vendit, Edi Rama mbledh sot këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut në Velipojë.
Burime i thanë “BalkanWeb” se në mbledhje do të marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili njëherësh dhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu si dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.
Kjo mbledhje vjen pas situatës së krijuar në bashkinë e Shkodrës, ku kandidati i PS-së i zgjedhur në krye të bashkisë me 30 qershor, Valdrin Pjetri u denoncua nga PD-ja dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi i dënuar në Itali. Ky fakt detyroi Pjetrin të largohet nga posti që ishte zgjedhur , duke krijuar kështu një situatë të vështirë politike në qarkun më të madh të Veriut. Nga të dhënat e para nuk bëhet me dije se cila do të jetë tema kryesore e diskutimit.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron