Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universiteti “Aleksandër Xhuvani” merr formë dita-ditës
Rama ka ndarë pamje nga investimi më i ri në arsimin e lartë, duke theksuar se Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit po materializohet në një godinë moderne dhe funksionale.
Sipas tij, godina e re do të ofrojë laboratorë bashkëkohorë, salla leksioni me kapacitet të lartë për studentët, ambiente seminari në çdo kat si dhe hapësira dinjitoze për stafin akademik.
Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi këtë investim si një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës universitare dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies, në shërbim të brezave të ardhshëm të profesionistëve të shëndetësisë./Arbresh.info
Tiranë: Plagoset me thikë 55-vjeçari pas një konflikti
Rutte: Rusia e di, nëse përdorin armë bërthamore në Ukrainë,...
Unai Emery, mjeshtëri i Ligës së Evropës
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: Zhvillimi i vaksinave mu...
Parashikimi i motit për këtë të enjte në Shqipëri
Sot nis votimi me postë për diasporën, mbi 105 mijë qytetarë...