Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan mbrëmjen e sotme një iftar në xhaminë e Ballies në Elbasan, ku të pranishëm ishin përfaqësues të klerit, diplomatë dhe zyrtarë të lartë.
Në fjalën e tij, Rama uroi besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit dhe solli në vëmendje hapjen e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. “Sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund, pas shumë vitesh pritjeje, edhe xhamia e madhe e Namazgjasë”, tha ai.
Kryeministri theksoi rëndësinë e harmonisë fetare dhe atmosferës së bashkimit që sjell Ramazani. “Kjo sofër tradicionale më jep ndjesi fëmijënore gëzimi dhe e shijoj këtë muaj sepse na jep mundësinë të ndjehemi më mirë, ku paudhësitë dhe shëmtitë e kohës na duken të kapërcyeshme”, u shpreh Rama.
Duke folur për vlerat e tolerancës fetare në Shqipëri, ai theksoi se komuniteti mysliman në vend nuk është problem, por një vlerë e shtuar. “Myslimanët e Shqipërisë janë një pasuri dhe një dëshmi se vendi ynë është i denjë për të qenë pjesë e BE”, deklaroi ai.
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani