Edi Paloka shpallet kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ish-kreu i grupit parlamentar morri 132 vota përballë kandidates tjetër, ish-deputetes Eleina Qirici, e cila mori 79 vota.
Më parë, delegatët e Kuvendit zgjodhën 150 anëtarët e Këshillit, të cilëve do t’u bashkëngjiten automatikisht edhe deputetët e PD-së, kryetarët e degëve dhe personalitetet e PD-së që kanë mbajtur poste të larta shtetërore.
Këshilli i ri Kombëtar është organi i cili pritet të zgjedhë kryesinë e Partisë Demokratike, së bashku me drejtuesit e tjerë të partisë, si nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm. I vetmi post vakant për disa kohë do të vijojë të jetë ai i kryetarit të partisë, i cili do të zgjidhet në 22 maj./A2CNN/
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...