Një aksident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 13:00 në zonën e Tërnovës së Madhe, bashkia Bulqizë. Sipas informacionit paraprak, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.
Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.
Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar shkaqet e aksidentit./rtsh
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...