Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit në Shqipëri (ish uzina mekanike e Armeve), ku dy shtetas të dyshuar rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.
Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen.
Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.
Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se njëri prej ruseve (i dyshuar) është kapur nga policia.
Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit