“Më rrahu me shkopin e petave, sepse arrestuan të shoqin(djalin), i cili dhunoi pak ditë më parë të motrën. Jam kaq e lodhur, nuk di ku të shkoj”.Ky është rrëfimi i Sadete Gojanit, 60 vjeç, e cila ka marrë këtë të martë urdhrin e mbrojtjes në gjykatë, sipas të cilit nusja e dhunshme duhet të largohet menjëherë nga shtëpia.
Por, sesi do të ekzekutohet ky vendim, e moshuara nuk e di, ndaj për më shumë se dy orë qëndroi në hyrje të gjykatës.“Kam frikë se mos po më vret apo më mbyt. Si të mos kem frikë, mos e provoftë njeri. Më kanë rrahur 4 herë dhe s’ma ka ndierë zërin askush. Tani nuk munda më”, thotë Sadete Gojani.raporton Top Chenel
Dhe nga ajo që ka kaluar ka ende trauma. Ata që e ndihmuan ishin dy policë të gjykatës, duke qenë se të moshuarës i ra disa herë të fiktit.Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të saj, Sadetja nuk iku në shtëpi, por u dërgua në spital. Nuk dihet, pasi të dalë nga spitali, nëse do të jetë e sigurtë jeta e saj.
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...