Sekuestrohet një veturë me vlerë rreth 250 000 euro në Shqipëri, pasi dyshohet se është vjedhur në Gjermani, i dyshuar i vjedhur në Gjermani.
Sipas një njoftimi për media thuhet se është identifikuar si ëhstë shpallur në kërkim 34-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.
“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit ‘Stolen line’, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip ‘Mercedes-Benz AMG G63’, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.
“Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...