Është arrestuar një 18-vjeçar, pasi i njëjti dyshohet se shpërndante drogë në plazhin e Durrësit.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestrua lëndë narkotike.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në këtë zonë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: K. K., 18 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës”.
“Ky shtetas u kap në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe qese farmaceutike, të dyshuara për paketimin e lëndës narkotike. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit K. K. iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë