Katër shtëpi janë përfshirë nga flakët në lagjen Muzakaj të Beratit.
Raportohet se babë e bir kanë humbur jetën.
Mësohet se zjarri ka nisur në njërën prej shtëpive në pronësi të Xhovan Vangjeli, ku si pasojë flakët janë përhapur në dy banesat ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit, raporton Ora News.
“Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.”, njofton policia.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.
Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, teksa po bëhet i mundur edhe nxjerrja e trupave të pajetë.
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet