Edhe 2 shqiptarë janë arrestuar në mesin e një grupi kriminal prej 18 personash të prangosur tashmë nga Policia greke, në kuadrin e një operacioni të zhvilluar në shkallë të gjërë në Arta dhe Prevezë.
18 anëtarët e grupit kriminal ishin të moshës nga 23 deri në 78 vjeç dhe ndër ta vetëm një është grua.
Sipas deklaratës së Policisë greke, në të arrestuarit janë pesë liderët e rrjetit dhe dy shqiptarë.
Nga operacioni u kapën 240 gram heroinë, peshore me precision, shtatë makina, një automatik dhe 38 telefona celularë. Dosja e tyre i kaloi prokurorisë së Artës./Syri/

Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse