Policia e Durrësit ka informuar se në orët e para të mëngjesit e ka gjetur të vdekur në det një person.
Pas verifikimeve rezultoi se viktima ishte 32 vjeçari, Silvi Prifi i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij prej disa ditësh.
Sipas të afërmve të tij, Silvi kishte dalë për të peshkuar më 28 nëntor dhe nga ajo ditë kishte humbur kontaktet.
Për këtë shtetas janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për shtatë ditë nga palombarët dhe Forcat Detare, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e mbytjes./ A2 CNN
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...