Në fshatin Shënvlash të Durrësit, dyshohet se djali ka vrarë babanë e vet.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur më 13 gusht 2024, datë në të cilën ishte denoncuar zhdukja e 62 vjeçarit, E.B.
“Klan TV” raporton se i biri i të ndjerit, E.B. pasi i ka marrë jetën babait të tij, e ka hedhur kufomën në pus. Ende nuk dihen më shumë detaje mbi vrasjen, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar.
Siç raporton ky medium, Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
“Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i kishte marrë shuma parash”, thotë Klan TV.
Kujtojmë se më 23 shkurt të këtij viti, po në të njëjtin fshat u gjet i vrarë e i groposur 50-vjeçari Pëllumb Meta. Të arrestuar për ngjarjen e rëndë ishin 3 fëmijët e tij, vajza dhe dy djemtë.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...