Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja në emisionin “Top Talk” mbi mënyrën se si mund të shmanget një përplasje sociale mes popullit opozitar dhe atij që përkrah qeverinë.
Duma theksoi se opozita po mundohet që të mbajë ekuilibrin “e brishtë” mes protestës së madhe dhe përgjegjësisë që ka opozita që vendi të mos dëmtohet.
“Unë ju siguroj që ajo që po bëjmë është të mbajmë një ekuilibër mes protestës së madhe dhe faktit që jemi përgjegjës që ky vend të mos dëmtohet. Është një ekuilibër i vështirë, por besoj se dhe me kosto të brendshme ne e kemi mbajtur revoltën popullore që të mos e shfaqë forcën”, theksoi Duma./tch/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...