Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se largimi i kryeministrit Edi Rama do të shpëtonte institucionet.
“Beteja jonë do të zgjasë dhe demokratët qëndrestarë e dinë këtë shumë mirë dhe janë të gatshëm që ta çojnë deri në fund. Ne nuk jemi duke zgjedhur kryetarin e Partisë Socialiste, por ne i kemi vënë kushte kryeministrit, i cili është i detyruar që për të shpëtuar institucionet duhet të lëvizë si kryeministër. Ndërtimi i institucioneve varet nga lëvizja e Ramës”, deklaroi Duma.
Më tej, Duma theksoi se “është e domosdoshme që opozita, ashtu siç fitoi moralin me djegien e mandateve, duhet të qartësojë pozicionin e vet gjithmonë e më tepër dhe duhet të thotë se kjo betejë nuk është betejë për pushtet, pasi ai do të merret nëpërmjet votës; por është një betejë për të fituar rregullat e lojës”.
“Qartësia e këtij mesazhi do të rrisë edhe më tepër kredibilitetin e betejës opozitare”, u shpreh Duma./tch/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...