Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas shkeljes së hapësirën ajrore të Polonisë nga dronët rusë duke shprehur mbështetje të plotë për këtë vend aleat, ndërsa dënoi veprimet e Rusisë.
Begaj theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda Aleancës përballë sfidave të sigurisë në Evropë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaroi:
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve.”, ka shkruar ai.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...