Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për dhënien e dronëve kamikazë, për të fuqizuar industrinë ushtarake të vendit tonë.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se kjo dhuratë e Turqisë, nuk duhet të shqetësojë askënd.
“Nga ana tjetër, ne jemi shumë të interesuar dhe të përmbushur sot pas konfirimit të një etape të re, në fuqizimin e industrisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe në fuqizimin e kësaj marrëdhënie, ku dihet botërisht që Turqia ka arritur një nivel shumë të lartë kapacitetesh për prodhimin e industrisë ushtarake dhe ku ne kemi identifikuar investime në këtë fushë. Unë e çmoj dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të rëndësishëm dronë kamikazë. Kjo dhuratë, nuk duhet të shqetësojë askënd se kë duhet të godasë Shqipëria, por mbart një mesazh të Turqisë, që Shqipëria është e pagoditshme”, theksoi ai./abcneës.al
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...