Gjykata e Posaçme në Tiranë ka dënuar me 14 vjet burg Arbër Çekajn për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Prokuroria kishte kërkuar 21 vjet burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.
Arbër Çekaj mohoi ngjarjen e dy vjetëve më parë, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.
Gjithashtu, gjykata dha vendimin edhe për anëtarët e tjerë të kësaj dosje, ku Donaldo Lushaj u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku u dënua me 8 vjet e 8 muaj burg.
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...