Deri në orën 19:55 numëruesit në të gjithë Shqipërinë kanë përfunduar 5161 kuti votimi nga 5225 ( 98.68%) që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt.
Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat./tch
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...