Deputeti Dashamir Shehi thotë se ikja e vëllait të ministrit të Brendshëm në Itali nuk ka ndodhur asnjëherë në ndonjë shtet dhe kjo është më e rëndë se video-përgjimi.
Shehi u shpreh se Agron Xhafaj u hipi avionit me këmbët e veta dhe iku të kryejë dënimin në Itali, ndërsa në Shqipëri thuhet se është i pafajshëm.
“Kjo puna e filmimi ka dalë në dorë të dytë. Vëllai i ministrit u nis me këmbët e veta për të hyrë në burg. Ç’duhet filmimi. Ai e pranoi vetë që ishte i dënuar. I hipi avionit me këmbët e veta. Ndodhi një gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, shkon një shqiptar për të bërë burg. Ka ndodhur një sinjal puro mafioze.
Omertaja. Kjo është skema e Palermos. Kjo është e frikshme. Omerta do të thotë mbyll gojën. Gruan tate, fëmijët tuaj i ruajmë ne, bizneset tuaja i ruajmë ne, ti shko e bëj burg. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në ndonjë shtet.
Vëllai u nis me avion për të shkuar në Romë, i vëllai i tjetër i hipi avionit dhe shkoi në Holandë me ndalu drogën. Kjo nuk vlen. Ky zotëri mund të jetë nëpunës i mirë. Është në pamundësi për të ushtruar postin e vet publik. Moralisht nuk mund të përfaqësojë karrigen e ministrit”, tha Shehi në “Arena”.
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...