Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dha dorëheqjen në fund të janarit të vitit 2017, menjëherë pasi hyri në fuqi ligji i vettingut.
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dha dorëheqjen në fund të janarit të vitit 2017, menjëherë pasi hyri në fuqi ligji i vettingut.
Për shkak se ligji përjashton nga procesi i vettingut gjyqtarët që dhanë dorëheqjen para hyrjes së tij në fuqi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk kaloi në sitë këtë gjyqtare.
Por, Komisioneri Publik apeloi këtë çështje në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ky i fundit ka caktuar me short trupën gjykuese që do të shqyrtojë këtë kërkesë të Komisionerit.
Trupi gjykues i caktuar me short që do të shqyrtojë rastin e gjyqtares Mirela Fana përbëhet nga Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.
Me të njëjtin argumentim, KPK pushoi edhe procesin e rivlerësimit ndaj Sulejman Tolës, prokuror në rrethin e Kavajës. Edhe ky vendim është apeluar nga Komisioneri Publik pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që ka hedhur shortin e gjyqtarëve që do ta shqyrtojnë atë me kryesuese Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo./top channel
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...