Një fitore të opozitës e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi”, shkruan Basha në një postim në Facebook, duke shtuar se “Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë”.
Për Bashën, largimi i Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin
“Largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha./tch/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi