Ku ndodhet dokumenti origjinal i aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë?
Kjo ishte pyetja që i është drejtuar historianit Beqir Meta.
Historiani Meta në A2 CNN tregoi disa nga skenarët se ku mund të jetë fshehur ky dokument dhe në duart e kujt shteti ka rënë.
“Historia e dokumentit të pavarësisë është historia e trishtë e procesit të shtetformimit në Shqipëri. Nëse do të ketë qenë në arkivin personal të Lef Nosit, risku më i madh vjen në momentin në vitet para komunizmit kur është dënuar Lef Nosi dhe është sekuestruar gjithë pasuria e tij dhe biblioteka dhe arkivi i tij. Ne nuk gjejmë një inventar ku të jetë regjistruar dokumenti i i pavarësisë. Nëse Lef Nosi mund t’ia ketë dhënë një albanologeje britanike të njohur Margaret Hasluck. Një moment që ka lënë dyshime që një historian shqiptar (Kristo Frashëri) në fund të jetës së tij ka pretenduar që kishte dijeni për dokumentin e pavarësisë dhe këtë ia ka deklaruar autoriteteve të larta shtetërore, është enigmë se ku ka përfunduar dokumenti i pavarësisë. Mund të jetë në dorë të një trafikanti që tenton të bëjë para”, deklaroi Meta.
Sipas tij që pas vitit 1937 nuk dihet vendndodhja e dokumentit më të rëndësishëm që nga formimi i shtetit shqiptar.
“Në vitet ‘45-‘46 janë ngarkuar tonelata dokumente që janë çuar në Jugosllavi. Kjo tregon edhe një dobësi të shtetformimit tonë se çdo lloj regjimi nuk mund të largojë dokumentet e veta që përbëjnë historinë e vet”, u shpreh historiani, Meta.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...