Një konflikt që mund të përfundonte në tragjedi është parandaluar nga forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë Tiranë.
Një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë pronarin e një hoteli në kryeqytet është vënë në pranga. Ai është reperi Ervin Selita, i cili njihet me emrin e artit “Vinz”. Ai kishte shkuar me një 30-vjeçare me iniciale E.D në një hotel në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”.
Konflikti nisi fillimisht pasi recepsionisti nuk e la 30-vjeçarin të hynte në hotel pa i dhënë kartën e identitetit për t’u regjistruar, shkruan Tv Klan.
Më pas në konflikt u përfshi një nga pronarët e hotelit me të cilin vijoi sherri. 30-vjeçari Ervin Selita qëlloi me armë për të vrarë pronarin e hotelit Z.Xhindi, por për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.
Në ndihmë të reperit 30-vjeçarit shkuan edhe shokët e tij pasi u njoftuan se çfarë kishte ndodhur. Xhuliano Selita 23 vjeç dhe Erjon Mici 26 vjeç fshehën armën e 30-vjeçarit me të cilën qëlloi për të vrarë pronarin e hotelit.
Ervin Selita u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vrasja me dashje mbetur në tentativë, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, shkatërrimi i pronës dhe prishja e qetësisë publike.
Edhe 30-vjeçarja që e shoqëronte atë u arrestua nën akuzën për moskallëzim krimi.
Ndërkohë që shokët e Selitës u shpallën në kërkim për veprat penale përkrahja e autorit të krimit, armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen