Deputetja Rudina Hajdari ka ngritur jo pak kureshtje gjatë fjalës së saj këtë pasdite në parlament, teksa deklaroi se “ne do të vijojmë ta përçajmë të gjithë Shqipërinë”.
Në fakt rezulton se kjo fjali e Hajdarit ishte një gafë e rradhës nga ana e saj, pasi ajo ka dashur të shprehet se grupi parlamentar demokrat që ajo vetë drejton “do të vijojë të bashkojë” Shqipërinë.
“Ne do të vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do të vijojmë që grupi demokrat të vizitojë të gjithë Shqipërinë dhe të vizitojë çdo fshat ku do të prezantojë platformën dhe të tregojmë alternativën për një Shqipëri më të mirë,”- tha Hajdari.
Por kjo nuk ishte në fakt gafa e vetme që Rudina Hajdari bëri në fjalën e saj në parlament, pasi teksa iu referua Valdrin Pjetrit, deputetes nuk iu kujtua emri i kandidatit të dorëhequr socialist për Shkodrën dhe e quajti “Pjetrini”.
“Kujtojmë rastin e Pjetrinit. Nëse ju i kosideroni një fitore të madhe dhe triumf zgjehdjet e 30-qershorit, nuk di se çfarë të them për kandidatët që zgjidhni. Një prej tyre ishte dhe Pjetrini,”– tha ndër të tjera Hajdari.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...