Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e djeshme, ku deputetët e Partisë Demokratike ia vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën në ambientet e jashtme të Parlamentit.
Teksa ishte duke folur në takimin për “Deputeti që duam”, ai tha: Duke ardhur këtu më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate, raporton Tch.
Më tej Rama tha se “politika ka fuqi si të mbjellë ashtu edhe të shfarosë”.
“Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, ne që përpiqemi të shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”, tha Rama.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...