Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Gjatë qëndrimit të tij në Paris kreu i qeverisë shqiptare është takuar me djalin e multimiliarderit, George Soros.
Ka qenë vetë Aleks Soros ai që ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” ku shfaqet bashkë me Ramën në Pallatin Elysee.
Krahas fotos Soros shkruan: “Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”.
Ky është edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris, ku fokusi vendoset mbi sfidat globale të qeverisjes globale pas pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike./Opinion.al
https://www.instagram.com/p/CWN0HTtMgUA/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7ca88f73-56d4-4ac3-95ae-22b0efd1cdfc
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës