
ARCHIV - Der albanische Schriftsteller Ismail Kadare, aufgenommen am 04.10.2012 in Barcelona (Spanien). (zu dpa-Literaturdienst vom 08.08.2017) Foto: Andreu Dalmau/EFE/dpa +++ dpa-Bildfunk +++
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj vlerësoi veprën e shkrimtarit Ismail Kadare si një dëshmi për lashtësinë e shqiptarëve dhe identitetin evropian.
Në një mesazh për datëlindjen e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, Begaj tha se Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, dramën historike, krenarinë dhe vitalitetin e kombit tonë.
Mesazhi i plotë:
Sot, në datëlindjen e parë të Ismail Kadaresë pas ndarjes së tij nga jeta, ne ndihemi krenarë që gjeniu shqiptar i letrave ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore.
Me prozën dhe poezinë e vet, ai i prezantoi botës autenticitetin dhe lashtësinë e ekzistencës sonë kombëtare. Kadare dëshmoi në çdo faqe të veprave të tij forcën titanike, sakrificat dhe përkushtimin e popullit tonë për të qenë pjesë e kulturës evropiane dhe botës progresiste.
Për aq kohë sa lexuesit në mbarë botën do të vijojnë të lexojnë librat e tij, Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, dramën historike, krenarinë dhe vitalitetin e kombit tonë.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...