Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh shumë e lumtur pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë në Romë, ku u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme, kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.
“Një ditë që për marrëdhëniet tona dypalëshe, mund të përshkruhet historike. Jo sepse është hera e parë që dy qeveritë tona takohen në këtë mënyrë, por edhe për shkak të sasisë që marrëveshjeve që janë nënshkruar. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej interesave reciproke. Të gjithë u prekëm kur gjatë takimit, folën më shumë se 20 ministra, dhe të gjithë në italisht, pa pasur nevojë për përkthim. Kjo tregon se sa shumë Italia ka qenë pikë referimi për Italinë”, tha Meloni, përcjell A2 CNN.
Ajo vuri në dukje faktin se Italia është partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë, me mbi 3000 biznese italiane që veprojnë në vendin tonë.
Meloni gjithashtu tha se ka rënë dakord me Ramën për organizimin e një organizimi i një forumi biznesi brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2026.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim