Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke i thënë popullit hebre se Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre për ta vizituar dhe për të investuar.
Me anë të një postimi në X, Rama tha se Shqipëria u bë e shenjtë, duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë.
Sipas Ramës, ne qëndruam atëherë, dhe qëndrojmë tani, kundër antisemitizmit dhe islamofobisë.
“Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona të humbur dhe forcën e atyre që mbijetuan. Po ashtu, kujtojmë me krenari se falë guximit të gjyshërve dhe nënave tona (pothuajse të gjithë muslimanë), Shqipëria, një komb i vogël me një zemër të madhe, u bë një strehë—duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i vetëm europian me më shumë hebrenj sesa para saj. Ne qëndruam atëherë dhe qëndrojmë tani kundër antisemitizmit dhe islamofobisë. Duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete të pavarura; pa tunela terrori nën dhe e pa askënd që vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre ne i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni, dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të mbështetur në shpresë dhe unitet.”, ka shkruar ai.
Today, on #HolocaustRemembranceDay, we honour the millions lost and the resilience of those who survived. We also remember with pride that thanks to the bravery of our grandfathers and mothers (mostly Muslims), Albania, a small nation with a big heart, became a sanctuary—emerging… pic.twitter.com/NTsZMcUa1u
— Edi Rama (@ediramaal) January 27, 2025
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur