Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka bërë thirrje për ruajtjen, pasurimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprimi të pandalshëm me gjuhët e tjera.
Me anë të një postimi në Facebook , Begaj vlerëson shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që e kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën ndër shekuj, shkruan Arbresh.info.
“Është mbresëlënës dhe unikal çdo element që reflekton dashurinë për atdheun. Shqiptarët kudo në botë e ruajnë dhe e trashëgojnë gjuhën si pjesë thelbësore të identitetit tonë kombëtar. Sot, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, përgëzoj të gjithë ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë “Gjuhën Shqype”, ka shkruar Begaj.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare Presidenti Begaj shpërndau dhe një video, ku fëmijë, lindur e rritur në shtete të ndryshme të botës, interpretojnë vargjet e poezisë “Gjuha Shqype” të Ndre Mjedës.
Ndryshe, sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO, në nëntor 1999./Arbresh.info/
Filloi dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë
27 vjet nga nisja e ushtarëve të UÇK-së, Bekim Jashari kujto...
Superliga vazhdon me tre super derbi, vëmendja në Gjilan e S...
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në muajin dhjetor: Sakrif...
Pamje tronditëse, “gjak kudo”, të shtëna me armë...
Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës: Vendim histor...