Data 6 janar shënon kremtimin e Ditës së Ujit të Bekuar, një festë që përkujton pagëzimin e Krishtit dhe bashkon besimtarët e krishterë. Në këtë ditë të shenjtë, njerëzit besojnë në pastrimin dhe ndriçimin shpirtëror.
Në Sarandë është celebruar bekimi simbolik i ujërave, që sipas kalendarit ortodoks përkujton pagëzimin e Krishtit në ujërat e lumit Jordan. Këtë vit, kryqi i hedhur në ujërat e detit Jon u kap nga Andrea Baruta nga Dropulli.
“Paqe dhe dashuri, shëndet mbi të gjitha” – u shpreh i riu Andrea Baruta.
Në Gjirokastër, kremtimet u zhvilluan në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u mbajt Mesha Hyjnore në praninë e dhjetëra besimtarëve dhe klerikëve të Mitropolisë së Gjirokastrës. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit rituali i hedhjes së kryqit nuk u zhvillua në ujërat e lumit Drino, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Në Fier, besimtarët ortodoksë u mblodhën në Kishën e Shën Gjergjit, ku liturgjia u drejtua nga Hirësia e Tij Nikolla, Mitropoliti i Mitropolisë së Apollonisë.
Në Shkodër, Mesha e Shenjtë u mbajt nga Arqipeshkvi i Dioqezës, Imzot Giovanni Peragine, i cili përcolli një mesazh të fortë shprese dhe besimi, duke theksuar rëndësinë e ujit si simbol i jetës, pastrimit shpirtëror dhe bekimit hyjnor.
Besimtarët u larguan duke marrë me vete pak nga uji i bekuar, ndërsa një tjetër moment i rëndësishëm ishte marrja e ikonës së zgjedhur mes shenjtorëve për 40 ditë. Rikthimi i saj në kishë bëhet në mes të muajit shkurt, duke gërshetuar meditimin në kishë me lutjet në shtëpi./rtsh.al
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...