Ka nisur dita e gjashtë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.
Protestuesit në Tiranë kanë nisur marshimin nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.
Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, nga posti i Ministrit të Brendshëm, tashmë ata kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe lirimin e të arrestuarve.
Thirrjes për protestë i janë përgjigjur vetëm disa qytetarë, ndërsa situata paraqitet e qetë.
“Jemi një vend shumë i vogël dhe ligji bëhet me vdekje”, dëgjohet të thotë një prej protestueseve.
“Dhuna nuk hiqet me dhunë, por me mirëqenie, me drejtësi. S’ka politikë, kush vret vritet. Dhuna sjell vetëm dhunë, trajtimi i keq sjell vetëm keqtrajtim. Përcarja krijon më tepër drama. Gjuha e urrejtjes krijon më tepër përçarje. Duhet të mbrojmë interesat e shqiptarëve ”, shprehet një tjetër qytetare.
“Jo politikë, jo politikë”, dëgjohet të thotë turma e mbledhur në sheshin Skëndërbej./tch/
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë