Në orën 22:55 në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të Igli Kanit, 28 vjeç, banues në Krujë.
Paraprakisht, policia thotë se dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Klan News raporton se Kani është sekretar i gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, e arrestuar për korrupsion së bashku me 9 persona të tjerë.
Po sipas Klan News, vetë Kani ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe pretendon se zjarrvënia mund të ketë ndodhur për çështje që lidhen me detyrën.
Ronaldo shënon golin e parë, shpëton Al Nassrin nga humbja
Kupa e Kosovës, Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të 1/8 së fin...
Erdogani pret Kurtin në një pallat në Stamboll
Osmani kërkon drejtësi për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit ...
Blinken shtyn udhëtimin në Pekin pas zbulimit të balonës spi...
Kampi Nacional hap dyert për akomodimin e ekipeve kombëtare