Digjet batanija, vdesin dy të moshuar në azilin e Poliçanit

10:41 | 24 Prill 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e të moshuarve në Poliçan. Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy të moshuar kanë humbur jetën, pas një zjarri.

Mësohet se një batanije ka marrë flakë dhe tymi i shkaktuar ka asfiksuar dy të moshuarit, të cilët gjetën vdekjen. Të moshuarit që kanë ndërruar jetë janë .S, 84 vjeç dhe M.K 81 vjeç.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara