Tre makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së martës në Vlorë të Shqipërisë.
Abcnews.al raporton se dy nga makinat janë djegur plotësisht ndërsa një tjetër pjesërisht.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, kur shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në dy automjete. U konstatua se kishin marrë flakë dy vetura dhe se rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara.
Dy zjarrfikëse u vunë në dispozicion dhe menjëherë u bë izolimi i zjarrit për të mos u përhapur në mjetet e tjera. Gazetari raporton se shkaku i zjarrit mendohet të jetë i qëllimshëm.
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë