Gjatë orëve të vona të së hënës dy automjete janë përfshirë nga flakët para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se një automjet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht. Sipas burimeve automjeti tip Volsvagen me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut është djegur plotësisht , ndërsa është djegur pjesërisht automjeti tip Skoda me Targë AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxha.
Të dy automjetet ishin të parkuara pranë njëri-tjetrit para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë. Nga verifikimi i kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia ka mundur të identifikojë autorin, cili rezulton të jetë person me precedentë penal. /Bw/Telegrafi/
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...