Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, Ina Malhani.
Këtë vlerësim Meta e ka bërë në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, duke u shprehur se Malhani për 30 vite është një dhuruese e përhershme e gjakut.
Meta: Në vlerësim e mirënjohje për kontributin e çmuar 30-vjeçar si dhuruese e përhershme e gjakut, veçanërisht për fëmijët talasemikë, si dhe për punën e jashtëzakonshme në shërbim të njerëzve në nevojë, duke u bërë shembull frymëzues i devotshmërisë, dhembshurisë dhe humanizmit, pata sot kënaqësinë, që pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, të çmoj me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, znj.Ina Malhani.
E frymëzuar në veprimtarinë saj nga Shenjtorja jonë Nënë Tereza, nga e cila ka marrë edhe bekimin për punën e palodhur, znj.Malhani është kthyer në simbolin e virtyteve njerëzore me ndihmën e vyer për familjet e komunitetit rom, njerëzit e sëmurë, të pastrehët, të braktisurit dhe jetimët, duke shërbyer edhe si vullnetare në Kalkutë në shtëpinë e parë të themeluar nga vetë Nënë Tereza.
Në të gjithë aktivitetin e saj humanitar 30-vjeçar, zonja Ina Malhani ka vënë në jetë një nga porositë e mençura të Shenjtores Nënë Tereza: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi”.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3083268798386039
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...