Presidenti Ilir Meta ka dhënë të gjithë mbështetjen e tij në shpalljen e lëvizjes kombëtare “#NEJEMI1”, kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit tha se rritja e ndëshkueshmërisë është çelësi i suksesit për të ardhmen. Për Presidentin Meta, dhuna dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve është një ndër abuzimet më të rënda kriminale e mizore që mund të ndodhë në një shoqëri.
“Kjo dhunë mund të ndodhë kudo në shtëpi në shkolla, institucione kujdestarie, në familje apo komunitet. Përhapja e gjerë e internetit i ka ekspozuar dhe më shumë fëmijët në rrezikun e dhunës e shfrytëzimin seksual, të mbrojnë fëmijët nga këto mënyra të reja të krimit”, shton më tej Presidenti.
Ai shton se:
“Mungesa e ndërgjegjësimit për ngacmimet seksuale të fëmijëve ndikon në mungesën e denoncimeve, e për pasojë edhe të ndëshkimeve. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe në shumicën e rasteve dhunuesit janë të njohur të fëmijëve. Është përgjegjësi thelbësore për të gjithë ne, fatkeqësisht në disa raste institucionet dhe drejtësia kanë dështuar. Është momenti që të gjithë së bashku jo vetëm të ngremë zërin për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, por edhe për t’iu dhënë më shumë zë atyre, si dhe të ngremë barriera për të ndalur shfrytëzimin seksual ndaj tyre”./TCH
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...