Një i moshuar i priti vendimin e gjykatës së Tiranës sipas traditës. Teksa gjyqtarja Trezeza Lani Merkaj deklaroi dhënien e masës arrest shtëpiak për Abdulla Dullën ai vendosi dorën në zemër dhe u përkul, një gjest i cili përdoret zakonisht për të nderuar ose mysafirët ose për të shprehur një ndjenjë respekti ndaj miqve.
Në momentin që gjyqtarja urdhëroi lirimin e tij i moshuari u përkul sikundër e tregone dhe video e filmuar në sallën e gjykatës nga gazetarja Anila Hoxha.
Abdulla Dulla u arrestua për një aksident teksa po drejtonte autobuzin e linjës në Kamëz. Për të devijuar përplasjen me një fëmijë i cili ndërpreu rrugën befas, shoferi u përplas me një makinë tjetër duke lënë të plagosur shtetasin Valentin Çekaj.
Për këtë ngjarje i moshuari u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa në gjykatë pohoi me lotë në sy se ky aksident ishte i vetmi që ai kiste kryer gjatë 36 viteve si shofer. Ky aksident është fatkqësia ime tha i moshuari që ndërkohë u interesua gjatë seancës edhe për gjendjen shëndetësore të të plagosurit.
