Policia është vënë në lëvizje mbrëmjen e djeshme në Sarandë pasi në katin e parë të një hoteli ka shpërthyer një sasi eksplozivi.
Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se bëhet fjalë për hotel “Dea” në pronësi të familjes së Pajtim Yzeirit, të cilët janë me origjinë fierake. Sipas njoftimit zyrtar, raportohet vetëm për dem material ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ajo që vlen të theksohet është se Pajtim Yzeiri është vrarë në vitin 2001 në Spanjë, ku mësohet se i kanë prerë kokën. Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje lidhet me vrasjen e tij para shumë vitesh.
Njoftimi i Policisë, “Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale”.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...