Detaje të reja mësohen në lidhje me arratisjen spektakolare nga Spitali i Durrësit të të paraburgosurit Altin Ndoci.
Klan News raporton se plani i arratisjes dyshohet se ka qenë i mirë-organizuar dhe se në pamje, ai shikohet se shoqërohet në spital pa pranga, gjë e cila nuk lejohet sipas protokollit të policisë.
“Altin Ndoci dyshohet se ka ikur drejt Vorës, pasi është marrë nga një makinë tip Audi. Ai ka dyshime se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Arratisja ka qenë e mirë-organizuar. Dy efektivë të burgjeve kanë shoqëruar Ndocin. Ai ecën pa pranga. Autoritetet janë duke verifikuar të gjitha lëvizjet dhe dje u pezullua gjithë zinxhiri komandues i policisë në Durrës”, tha gazetari Besar Bajraktaraj.
Ndërsa, gazetarja Glidona Daci u shpreh se personat, që kanë bërë planin e arratisjes, dyshohet se kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Ajo shtoi se hetimet për rastin vazhdojnë.
“Policia është e rezervuar në këtë situatë, në lidhje me ngjarjen. Dje ka pasur shkelje të rregullave dhe protokolleve nga ana e efektiëveve të Burgut të Durrësit. Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve po vijon hetimet e do të shohim nëse do ketë përgjegjësi penale për këtë rast. Polici që ka qëlluar dje gjatë arratisjes është efektivi, që është nën hetim nga SPAK. Personat që kanë bërë planin për arratisje, dyshohet se kanë komunikuar gjithashtu dhe me njëri-tjetrin”, tha gaetarja Daci.
Altin Ndoci dyshohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale, ndërsa ka qenë pjesë e grupit të Franc dhe Hajdar Çopjas.
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit