Pas dështimit të mbulimit të shërbimit shëndetësor me mjekë me bonus në zona të largëta ku ka mungesa të theksuara mjekësh specialiste edhe mbulimi nëpërmjet patronazhimit nuk funksionon.
Pasi e kanë bërë pothuajse për një vit, ku mjekë nga Tiranë shkonin të ofronin shërbim për disa ditë në maternitetin e Burrelit pr lindjet e planifikuara, ekipet e mjekeve gjinekologe obstetër të thonë se shërbimi nuk mund të mbulohet në këtë formë.
Ata i janë drejtuar këto dite me një letër ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku i thonë se do të formojnë atje vetëm shërbim ambulator dhe nuk do të presin më lindje.
Përveç kësaj ekipi i mjekëve që ka firmosur këtë letër i bën me dije ministres së Shëndetësisë se kushtet në maternitetin e Burrelit janë përtej normales.
Salla e operacionit nuk ofron siguri pasi mungojnë instrumentet e nevojshme për lindje. Mungon gjaku për t’i ardhur në ndihmë nënës në rast nevoje.
Mungon ngrohja e në maternitete çka rrezikon jetën e bebes dhe të nënës. Për të gjitha këto, raste fataliteti mjekët janë të riskuar nga Kodi Penal.
Ndaj duke i parashtruar të gjitha mangësitë mjeket i bëjnë me dije ministres Manastirliu se shërbimi shëndetësor nuk mund të mbulohet më nëpërmjet patronazhimit, por paralelisht me krijimin kushteve në maternitetin e Burrelit të gjejë mënyrat dhe të punësojë mjekë obsteter gjinekolog atje./tch
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...