Në raste të fatkeqësive natyrore rritet solidariteti mes njerëzve.
Madje përsëritet e ripërsëritet thënia “e mira kthehet vetëm me të mirë”.
Në rastin e tërmetit që ndodhi te martën ne Shqipëri, vëllezërit e tyre kosovarë u mobilizuan e ndihmuan përmes të gjitha forcave. Vetëm në rrjete sociale janë raportuar me qindra raste të lirimit te shtëpive e hotelet për të mirëpritur bashkëkombësit e tyre.
Por kjo nuk po ndodhte me vetë shqiptarët e Shqipërisë, sidomos me ata që posedonin këtë të fundit. Ata jo vetëm që nuk i liruan hotelet për bashkëqytetarët e tyre ne nevojë por edhe i shtrenjtuan ato.
E çmime të dy e trefishta paraqiteshin edhe kosovarët. Për vetëm 3-4 orë gjumë çmimi i një dhome në hotele varion prej 75-80 e lartë.
Madje as kur u tregohej qëllimi human i ardhjes ata nuk ‘luanin qerpikun’
Ata zgjodhën te përfitonin materialisht edhe në këtë rast i cili preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve.
Duket se frika nga ripërsëritja e tërmeteve nuk ka qenë arsyeja e vetme pse qindra qytetarë zgjodhën të flinin ne vetura e jo neper hotele./arbresh.info/
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...
Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së ...
Provimi i maturës me korniza të reja
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...