17-vjeçari Donald Lepuri i cili mbeti i plagosur pas një konflikti të ndodhur paraditen e së enjtes në një shkollë të mesme në Mat është dërguar me helikopterë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Euronews.al raporton se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.L., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...