Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e sotme plenare, ku deputetët e PD-së i vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën në ambientet e jashtmë të Parlamentit.
“Duke ardhur këtu më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate”, tha Rama teksa fliste në takimin për “Deputeti që duam”.
Më tej Rama tha se “politika ka fuqi si të mbjellë ashtu edhe të shfarosë”.
“Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, që përpiqemi të shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”, tha Rama më tej./tch
Lexo edhe:
Deputetët e PD-së i vënë flakën karrigeve jashtë Kuvendit të Shqipërisë
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së
Kurti: Ekonomia digjitale në Kosovë arrin 2 miliardë euro